Divorcohen pas 27 vitesh Bill dhe Melinda Gates

Bill dhe Melinda Gates lajmëruan se do të divorcohen pas 27 vitesh martesë duke thënë se jeta e tyre në çift tashmë nuk mund të vijojë më tutje.

Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëshortja e tij kanë ndërtuar një pasuri prej 124 miliardë dollarësh së bashku dhe janë në mesin e 5 çifteve më të pasura në botë.

Së bashku ato kishin themeluar Fondacionin Bill dhe Melinda Gates. Çifti ka tre fëmijë: Jennifer 25 vjeç, Rory 21 vjeç dhe Phoebe 18 vjeç.

Marketing

Melinda e përshkruante martesën e saj si shumë të vështirë me Bill që punonte çdo ditë 16 orë duke mos gjetur kohë për familjen e tij.

Bill ishte miliarder në momentin kur çifti u martua në 1994. Që prej atij viti çifti ka dhuruar mëse 40 miliardë dollarë përmes fondacionit të tyre. /PCWorld Albanian