DJ Geek dhe Tani sjellin “The Feeling”

DJ i njohur shqiptar, DJ Geek ka publikuar projektin e ri muzikor.

Marketing

“The Feeling” mban titullin kënga e tij, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin e ri, Tani.

Producimin e kësaj kënge e ka realizuar Don Gima, NIZA, teksa për videon është përkujdesur Grandmedia.

Ky projekt tashmë gjendet në platformën YouTube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

DJ Geek po ashtu muaj më parë është përfolur për një romancë me këngëtaren Dafina Zeqiri, spekulime këto që i hodhi poshtë vet këngëtarja.