Djali i Drake një yll në ngjitje, reperi ndan videon e ëmbël

Djali i Drake, Adonis është një yll i vogël basketbolli në ngjitje. Reperi publikoi në Instagram një video të ëmbël të djalit të tij 3 vjeçar duke luajtur basketboll. Në sfond, luhet dhe kënga e reperit “What’s Next”.

Drake ndau më vonë video me djalin e tij dukë luajtur në fushën private të basketbollit në shtëpinë e tij në Toronto.

Drake ndan Adonis me Sophie Brussaux. Adonis lindi në tetor 2017, por në fillim reperi nuk foli publikisht për djalin e tij.

Marketing

Pas muajsh spekulimesh, Drake konfirmoi se kishte një djalë përmes albumit të tij Scorpion. Në “Emotionless”, Drake theksonte: “Unë nuk po e fshehja fëmijën tim nga bota, po e fshehja botën nga fëmija im.” /

Marketing