Djali i kryeministrit, Greg Rama preket nga koronavirusi

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg, është i prekur nga koronavirusi.

Marketing

Në një status në Facebook, Greg Rama falënderon mjekët që u kujdesën për të, duke lënë të kuptohet se e ka kaluar në shtëpi sëmundjen.

Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!” shkruan djali i kryeministrit në Facebook.

Ndërkohë që ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij në Kuvend seancën e djeshme plenare, la të kuptohej se dhe në familjen e tij ka pasur të infektuar nga COVID, por as ata, as ministrat e kabinetit qeveritar që e kanë kaluar apo po e kalojnë COVID-19, nuk kanë shkuar në Turqi.

“Për mos dhënë shembuj dhe të familjes tani për të thënë që nuk shkojmë ne në Turqi. Për një arsye të thjeshtë jo se nuk ka shërbim shumë më të specializuara në spitalet e Evropës kur vjen puna për sëmundje të veçanta por se në këtë rast me këtë sëmundje s’ka asgjë jashtë Shqipërisë që nuk është në Shqipëri, asgjë, as ndonjë protokoll të vecantë shoqëror, as ndonjë aparatur të vecantë as staf mjekësh me përkushtim që këta tanët nuk e kanë. Thonë që shkojnë qeveritarët në Turqi, nuk është e vërtetë, ne s’ndalojmë njeri të shkojë meqë rruga është e hapur por asnjë qeveritar s’ka shkuar në Turqi e janë disa që e kanë kaluar e po e kalojnë nga ministrat tanë covid, asnjë s’ka shkuar”, tha Rama dje në Kuvend.

Marketing