Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi merr tregues gjeografik

Djathi i përgatitur nga emigrantët shqiptarë, të cilët në periudhën osmane para rreth 250 vitesh janë vendosur në provincën Balıkesir dhe zonat përreth, ka arritur të marrë tregues gjeografikë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Djathi i cili përgatitet nga qumështi i lopës dhe deles pasi kalon procese të ndryshme dhe mbahet në shëllirë për të paktën 3 muaj, në qarkun Manyas të Balıkesir-it, i quajtur “djathë i fortë i Manyas”, ka përfunduar procedurën e regjistrimit.

Djathi pas një procedure të gjatë të përpunimit në fund merr formën e fortë dhe me vrima.

Unioni i Prodhuesve të Qumështit në Manyas për regjistrimin e djathit aplikoi tek autoritete lokale.

Pas aplikimit, ky djathë është regjistruar nga Zyra Turke e Patentave dhe Markave (TÜRKPATENT) me emrin “djathë i fortë i Manyas”.

Marketing