Dje 5 aksidente në Shkup, 85 dënime për parkim të parregullt

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë sanksionuar 31 shoferë për vozitje të shpejtë, dy ishin nën ndikimin e alkoolit, 12 para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin, si dhe një fillestar, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej pesë aksidente rrugore, nga të cilat në dy, lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona dhe në tre është është shkaktuar dëm material.

Policia rrugore ka dhënë 85 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 81 automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe katër automjete pa regjistruar. Në dritën e kuqe të semaforit kanë kaluar tre shoferë, pesë shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjetit në zonën e udhëkryqit, dy shoferë nuk kanë mbajtur pajisje dimërore, 20 për mos mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 28 e kanë shfrytëzuar telefonin celular.

Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vijave të shënuara për këmbësorë.

Sektori për parandalim sot do të realizojë masë të veçantë edukative të komunikacionit në të cilën do të marrin pjesë qytetarë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të shoferit.

Marketing