Dje nëntë aksidente, 120 gjoba për parkim të parregullt

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime më të lehta në dy nga gjithsej nëntë aksidente gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë për ngasje të shpejtë, 12 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, si dhe dy automjete me probleme teknike dhe 16 të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë që kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer për parakalim të parregullt, dy shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer nuk ka përdorë kaskë mbrojtëse, tre gjashtë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 20 kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit.

Policia e trafikut ka lëshuar 120 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” ka larguar 97 automjete. 

Marketing