Djegia e mbetjeve medicinale në deponinë e Drisllës paraqet rrezik të madh

Ndërmarrjet komunale kryesisht ato në qytete mbetjet i grumbullojnë me kamionë dhe nga kontejnerë që janë të vjetër dhe të dëmtuar. Një pjesë bukur e mirë e bërllokut hidhet në deponi të egra. Djegia e mbetjeve medicinale në deponinë e Drisllës paraqet rrezik të madh. Nga ana tjetër reciklimin e mbetjeve e bëjnë vetëm kompani private. Këto probleme me menaxhimin e bërllokut në Maqedoni e Veriut janë theksuar nga studentet e Fakultetit të Makinerisë në Shkup, të cilët ia janë bashkangjitur fushatës për mjedis më të mirë jetësor “Mos Injoro! Reago!”.

Marketing

Sipas tyre në Maqedoninë e Veriut brenda një viti krijohen 700 tonë bërllok. Rreth 90 për qind e këtij bërlloku përfundon në deponi të egra, të cilat në nivel republikan vlerësohet të jenë mbi 1 mijë të tilla. Ekzistimi i këtyre deponive e ndotë ujin, tokën dhe ajrin. Zgjidhja përfundimtare e këtij kaosi siç është konstatuar nga hulumtimi i studentëve pranë Fakultetit të Makinerisë, është ndërtimi i qendrave rajonale për pranimin e bërllokut.

 

Vlerësimet shtesë të cilat i kanë realizuar këto studentë kanë vërtetuar se rreth 20 për qind e bërllokut në Drislla mund digjet (130 tonë në ditë). Nxehtësia e nga kjo djegie sipas analizave të Fakultetit të Makinerisë, do të shërbente për ngrohjen e mbi 9 mijë familjeve, që i bie sa gjysma e amvisërive në Komunën e Aerodromit, gjegjësisht rreth 7 për qind e shtëpive në Shkup. Tutje ata kanë zbuluar se 38 mijë tonë nga bërlloku në shtetin tonë përbëhet nga plastika, 40 mijë tonë qelq dhe bërllok i fortë i cili duhet që me shekuj të shërbehet e kështu me radhë.