Djokovic fiton Wimbledon 2019, mposht zviceranin Roger Federer

Djokovic është fitues e Wimbledon për vitin 2019.
Novak Djokovic konfirmohet “mbret” i Wimbledonit, pasi mposhti 3-2 (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12) në finalen e këtij grand slemi, Roger Federerin.

Marketing

Një duel epik mes dy tenistëve të mëdhenj, që u mbyll pas një lojë sfilitëse që zgjati 5 orë e dy minuta.
E pabesueshme sesi Federer humbi 2 championship point në lojën e 16 të setit final.

Federer arriti më pas t’u rezistonte sulmeve të Noles duke e çuar rezultatin 12-12, por në “tie break” 37-vjeçari u thye dy herë në shërbim, duke humbur 7-3.
Për Djokovic ky është suksesi i 5-të në Wimbledon, ku në 3 finale ka mposhtur pikërisht Roger Federerin.
Për Djokovic, ky është Grand Slami i 16 në karrierë.

Marketing