DMSH alarmon për rritje të rrezikut nga zjarret në sipërfaqe të hapura

Në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për pyjet, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) alarmon për rrezik më të madh nga zjarret në sipërfaqe të hapur.

Marketing

“Për shkak temperaturave të rritura dhe periudhës së thatë është rritur rreziku nga paraqitja e zjarreve në sipërfaqe të hapura dhe gjendja e tillë kërkon mobilitet urgjent të të gjitha subjekteve në mbrojtjen prej zjarreve – NP Pyjet e Maqedonisë, njësit e vetëqeverisjes lokale, njësitë zjarrfikëse territoriale, DPHM. Për këtë qëllim DMSH i përmend paralajmërimet e ardhshme deri te të gjithë subjektet të veprojnë në pajtim me kompetencat e nenit 34 dhe 35 nga Ligji për Mbrojte dhe Shpëtim”, kumtoi DMSH.

Apelojnë kryetarët e komunave në mënyrë aktive të kyçen me ndihmë personale dhe materiale në shuarjen e zjarreve pyjore me kërkesë të NJZT dhe NP Pyjet e Maqedonisë, nëse me resurset e angazhuara personale dhe materiale nuk kanë mundësi ta lokalizojnë zjarrin e paraqitur.

Marketing