DMSH dërgoi një ekip prej 41 personave dhe 11 automjete për ndihmë ndaj të pësuarve në Shqipëri

Një ekip prej 41 personave, 35 prej të cilëve pjesëtarë të Forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim të specializuara për shpëtim nga rrënojat, dy drejtues me qen nga MPB-ja për kërkim në terren dhe katër persona nga Kryqi i Kuq i RMV janë dërguar në Shqipëri për shkak të përballjes me pasojat nga tërmeti fuqishëm, i cili e goditi këtë mëngjes vendin.

Marketing

Ekipi koordinohet nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila siç kumtoi i ndërmori të gjitha përgatitjet e nevojshme organizuese për dërgim të ndihmës për popullatën e pësuar.
Përveç ekipit, DMSH dërgoi edhe 11 automjete me pajisje të specializuar për shpëtim dhe pastrimit të terrenit.
Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski shprehu ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.

Ai, siç theksohet në kumtesën e Drejtorisë, gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me të gjitha institucionet relevantë që janë ofruar për ndihmë.
Në tërmetin e fuqishëm që këtë mëngjes e goditi Shqipërinë e të paktën 20 viktimave, nga të cilët dy fëmijë.