“Do jetë shumë vështirë që Liverpool të përfundojë në top katër”

18:41 | 22 Prill 2021

Marketing

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, Didi Hamann nuk e sheh skuadrën e vjetër duke përfunduar në top katër.

“Reds” barazuan në ndeshjen e fundit ndaj Leeds United dhe shpresojnë që në fund të mbesin në top katër, përcjellë lajmi.net.

Skuadra e Klopp renditët në pozitën e gjashtë, dy pikë prapa Chelsea dhe West Hamit.

Hamman për Stadium Astro tha se Liverpool do ta këtë mjaftë të vështirë të përfundojë në top katër.

“Mendoj se do jetë vështirë të përfundojnë në top katër. Ka vetëm pak pikë prapa dhe disa skuadra të mbetura”.

“Nëse dëshirojnë të mbesin në top katër, duhet t’i afrohen në 20 pikë dhe nuk mendoj se do t’ia dalin me këtë mënyrë si janë duke luajtur”, deklaroi ai.

Momentalisht, vetëm Manchester City ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve derisa gjashtë skuadra janë duke garuar që të përfundojnë në top katër./Lajmi.net/

Marketing