Do largohet nga Arsenal, ky pritet të jetë destinacioni i radhës për Willian

10:03 | 18 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Arsenalit, Willian në fund të edicionit do bëhet me skuadër të re.

Braziliani do largohet pas vetëm një viti në “Emirates” dhe sipas Todo Fichajes, destinacioni i radhës është Inter Miami, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi nuk ka arritur të dëshmojë kualitetin te Arsenal, andaj do jetë i lirë që të shitet në verë dhe ndoshta edhe do largohet falas, në mënyrë që “Topçinjtë” të shpëtojnë nga pagat e larta.

Thuhet se braziliani ka oferta nga Evropa dhe Los Angeles Galaxy, mirëpo ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së David Beckhamit.

Ndërkohë, Arsenal do bëjë disa përforcime në sulm për ta zëvendësuar sulmuesin./Lajmi.net/