Do performojë vetëm 2 këngë në Eurovision, shifra marramendëse që do paguhet Madonna

Madonna do të performojë në garën e Këngës në Eurovizion të muajit të ardhshëm në Izrael.
Dhe prania e saj do të kushtojë 1 milion dollarë për organizatorët.

Marketing

60-vjeçarja thuhet se ka rënë dakord të bëjë një paraqitje në ngjarjen vjetore që do të mbahet në Tel Aviv në maj.
Madonna do të performojë dy këngë – një nga hitet e saj dhe një këngë të re – dhe kjo e bën atë një nga rezervimet më të shtrenjta.

Besohet se superstari tashmë ka rënë dakord me producentët e konkursit, sepse kënga që ajo planifikon të debutojë përmban një mesazh politik.
Performanca në Eurovizion do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael.
Kjo pasi nëna e gjashtë fëmijëve, ka kryer më parë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.

Marketing