“Do ta djegë”, thotë Rangellova për një të punësuar që s’ka votuar VMRO-në

Deputetja Daniella Rangellova në një bisedë telefonike me ish Ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i thotë për një të punësuar se është betuar duke qarë se ka votuar në zgjedhje, edhe pse sipas listët që ka marrë, nuk ka dalur të voton.

“Do ta djegë. 100 punë i kam kryer”, thotë Rangellova.
Në një bisedë tjetër telefonike, bashkëbiseduesja e Janakieskit e pyet se a është i njoftuar me idenë që t’i vënë jashtë përdorimit ashensorët në ditën e votimit në lagjen Kapishtec të Komunës Qendër.

“A të pëlqen kjo”? e pyet Janakieski bashkëbiseduesen. E njëjta bisedë përsëritet edhe me një bisedë tjetër telefonike të 1 prillit 2013 në të cilën përsëri bisedojnë Janakieski dhe bashkëbiseduesja e cila i thotë: “Mile, çfarë thua ti prishim ashensorët të disa ndërtesave?”.

evn