Do të dëmshpërblehet bashkëshortja e Verushevskit për rastin “Puç”

Bashkëshortja e Zoran Verushevskit, Sonja është dëmshpërblyer me 17 mijë euro për 175 ditë të kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, ka bërë të ditur 360 shkallë, transmeton SHENJA.

Marketing

Përndryshe, Verushevski, ish drejtori i DSK-së dhe këshilltar aktual për siguri i kryeministrit Zoran Zaev mori dëmshpërblim prej mbi 2.5 milionë denarë për rastin “Puç”.

Ai u arrestua menjëherë pas bombave me akuzat për posedim të armës zyrtare, dhe më pas për tradhti dhe spiunazh.

Marketing