Kryeministri Zoran Zaev përsëriti se nuk tërhiqet nga qëllimi për heqjen e rrethojës nga Qeveria.

“Qeveria është e hapur, ministrat kanë kontakt të përhershëm me qytetarët, kemi kujdes në masat e sigurisë. Mburojat janë hequr me ardhjen tonë në pushtet, por pres largimin e plotë të rrethojës përgjatë Qeverisë”, ka thënë Zaev.