Do të përmirësohet korniza ligjore dhe kushtet faktike për punë të institucioneve të antikorrupsionit

Me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore dhe institucioneve në sistemin për luftë kundër korrupsionit, ndërkaq me qëllim të qasjes drejt procesit të uljes së autorizimeve të diskrecionit të funksionarëve, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për nevojë të formimit të grupit të punës për analizë të ligjeve dhe rregullave të tjera në të cilat parashihen autorizime të diskrecionit të funksionarëve, si dhe Informatën për aktivitete koordinuese mes institucioneve në sistemin për luftë kundër korrupsionit.

Marketing

Nga sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin informojnë se si konkludim lidhur me këtë informatë, Qeveria i detyroi ministritë e punëve të brendshme dhe të drejtësisë, Drejtoria për polici financiare, Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganave dhe Këshilli inspektues, në afat prej 10 ditëve, drejt Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, në formë elektronike apo me shkrim të parashtrojnë analizë e cila do të përbëhet nga pjesët e cekura në pajtim me përmbajtjen e kësaj informate dhe nga e cila duhet të dalin propozime për përmirësimin e kornizës ligjore, por edhe kushtet faktike për punë të institucioneve të antikorrupsionit.

Marketing