Do të riparohen sistemet e ujitjesë në Komunën e Dollnenit

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë Nefrus Celiku, drejtori ekzekutiv të SHA “Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë” Ilmi Selami, drejtori i Agjencionit për nxitje të zhviillit të bujqësisë në Manastir, Elgafar Jusufi dhe zëvendësdrejtori i Katastrës së Maqedonisë Musa Ibrahimi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën e Dollnenit ku kanë realizuar takim me kryetarin e kësaj komunë Xhemil Qamili.

Marketing

Theks i veçant i këtij takimi ka qenë zhvillimi bujqësisë dhe projektet që realizohen me qëllim të nxijtjesë dhe ritjesë së zhvillimit të bujqësisë si një nga burimet kryesore të banorëve të kësaj komunë dhe rajonit në përgjithësi. Ata së bashku vizituan edhe Pikat e akumulacionit të ujit Borino 1, Borino 2 dhe Desove që shfrytëzohen për ujitjen e tokës pjellore. Sistemet e akumulacionit të ujit dhe sistemet e ujitjes pas këtyre akumulacioneve janë të dëmtuara që pamundëson uitjen dhe kultivimin e duhanit dhe kulturave te tjera bujqësore.

Përfaqësuesit qeveritar pohuan se prioritet është rekonstruimi i këtyre sistemeve që njëkohësisht do të permirëson dukshëm zhvillimimin e bujqësisë.

Ndryshe, Sekretari shtetëror në minitrinë e Bujqësisë Nefruz Celiku dhe drejtori i SHA Ekonomia e Ujërave Ilmi Selami vizitojnë zona të ndryshme ku për së afërmi njoftohen me problemet që kanë bujqit dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë