Do të shtohen edhe 10 festa të reja në Maqedoni të Veriut

Do të shtohen edhe dhjetë festa tjera për bashkësitë të cilat janë në Preambulën e Kushtetutës ku të emëruar janë së “të tjerë”. Ditë të tyre për të festuar do të kenë sllovenët, hungarezët, polakët, egjiptjanët ballkanas, kroatët, malazezët, armenët, bullgarët, grekët dhe rusët të cilët jetojnë në Maqedoni të Veriut, njofton Zhurnal.
Ky është propozimi i një grupe të deputetëve për ndryshim të ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë. Deputetët njëherit propozojnë dhe ndryshim të emrit të ligjit, në ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Arsyetimi për shtimin e këtyre dhjetë festave është se në Maqedoni përskaj bashkësive të cilët numërohen në preambulën e Kushtetutës, në bazë të të dhënave nga regjistrimi i fundit të popullatës, jetojnë edhe pjesëtarë të bashkësive etnike egjiptjanë, malazezë, kroatë, sllovenë, polakë, hungarezë, rusë, armenë, bullgarë dhe grekë. Këto bashkësi janë në shoqata përkatëse të qytetarëve, të cilët e kultivojnë identitetin e tyre etnik dhe kulturor.
Propozohet që ditë jo punë për çdo komunitet të jetë:
8 shkurti – dita e kulturës sllovene – për sllovenët
15 marsi – dita ndërkombëtare e hungarezëve – për hungarezët
3 maji – dita ndërkombëtare e polakëve – për polakët
24 qershori – dita ndërkombëtare e egjiptjanëve – për egjiptjanët
25 qershori – dita ndërkombëtare e kroatëve – për kroatët
13 korriku – dita ndërkombëtare e Malit të Zi – për malazezët
21 shtatori – dita ndërkombëtare e armenëve – për armenët
22 shtatori – dita e pavarësisë së Bullgarisë – për bullgarët
28 tetori – dita e pavarësisë së Greqisë – për grekët
4 nëntori – dita ndërkombëtare e rusëve – për rusët.

Marketing

Propozimi për këto ndryshime është dorëzuar në Kuvend, ndërsa për këtë janë nënshkruar deputetë nga të gjitha grupet etnike.

Marketing