“Do t’i jepja të gjithë titujt e Ligës së Kampionëve për ta fituar Botërorin”

Luka Modric ka treguar se sa shumë vlerë ka për të finalja e së dielës në Kampionatin Botëror, duke thënë se do t’i jepte katër titujt e Ligës së Kampionëve për ta fituar Botërorin.

Marketing

Kroacia e ka siguruar biletën për në finale pas fitores kundër Anglisë me rezultatin 2-1. Kroatët do të ndeshen me Francën në finalen e madhe në Moskë, transmeton Gazeta Express.

“Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë trofe”, tha kapiteni kroat.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë në finale, ky është suksesi më i madh në historinë e sportit kroat, por ne të gjithë e kemi dëshirën për t’u bërë kampionë. Kemi karakterin dhe kemi gjithçka për t’u bërë kampionë të botës”.

Modric është pyetur edhe për mundësinë e tij për ta ftuar topin e artë të Botërorit.

“Të gjithë janë duke më pyetur për këtë por unë nuk jam i ndikuar nga ajo”.

“Ne duhet ta bëjmë këtë, nëse nuk ia arrijmë në hapin e fundit… duhet ta bëjmë”.

Kroacia është ndeshur me Francën në pesë takime të tjera dhe nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë.