“Do vijnë ditë të mira”, Sinan Vllasaliu shpreson në përmirësimin e situatës me COVID-19

Pandemia vazhdon të dëmtojë biznese të ndryshme duke mos munguar edhe këngëtarët.

Marketing

Si pasojë e rrezikshmërisë së infektimit me koronavirus janë anuluar edhe mbrëmje muzikore.

E këto mbrëmje siç duket po i mungojnë këngëtarit Sinan Vllasaliu, përmes një videoje të publikuar ku shihet duke performuar live ka shkruar në mbishkrim se shpreson në përmirësimin e situatës.

Vendi se ku ka qenë duke kënduar, Sinan Vllasaliu shihet i mbushur me njerëz derisa dëgjohet duke kënduar me zërin e tij të veçantë.

“Do vijnë ditë të mira”, ka shkruar në postim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar mbylljen e vendit për 12 ditë teksa gastronomia e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim.

Marketing