Etmira Toska ështe një vajzë e cila jeton dhe punon në fshatin Ferras të Divjakës.

Jeta e Etmirës është ndryshe nga ajo e bashkëmoshatareve të saj të cilat jetojnë në qytet.

Zilja e zgjimit bie në orën 5 të mengjesit. Pasi mjel 45 lopët që ka në stallë e merr qumështin dhe e çon te pika e grumbullimit e cila ndodhet 4 km nga shtëpia e saj.

“Dita ime nis në 5 të mëngjesit dhe fillon me mjeljen e lopëvë”, thotë vajza.

Më pas kthehet përsëri në shtëpi për të marrë traktorin dhe shkon në arë për të punuar tokën.

Puna në fushë vazhdon për rreth 10 orë, pavarësisht lodhjes Etmira thotë se asnjëherë nuk do ta linte fshatin për të jetuar në Tirane.

“Punoj rreth 60 ha tokë. Traktorin e kam mësuar që 12 vjece, e kam shumë qejf punën”, thotë Etmira.

Nese dikush do t’i ofronte një dhurate midis një makine BMW dhe traktori, ajo do te zgjidhte traktorin.

“Po të më thoshte dikush që do të dhuroj një traktor ose një makinë BMW, unë do të zgjidhja traktorin”./