Doc. Dr. ARGËTIM SALIU shpallet SHKENCËTARI më i Ri i Vitit

Nën moton “Në gjurmët e më të mirëve” Forumi Rinor Islam (FRI) sonte organizoi manifestimin e përvitshëm të Vitit të Ri islam HIXHRI.

Marketing

Kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani me këtë rast para të pranishmëve tha se Forumi Rinor Islam në vazhdimësi promovon një nga qëllimet kryesore: stimulimin e diturisë dhe shkencës, nxënien e dijes dhe këtë po dëshmon përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të dalluar në shoqërinë tonë.

Sonte Forumi Rinor Islam përzgjodhi dhe dekoroi profesorin universitar doc.dr Argëtim Saliu si SHKENCËTARIN MË TË RI TË VITIT me qëllim mirënjohjen ndaj tij për punën dhe angazhimin që jep për rininë shqiptare në vend dhe më gjërë.
Profesori Argëtim Saliu me këtë rast tha se ndjehet i nderuar nga ky vendim i FRI-së që ta dekorojë atë me çmimin SHKENCËTAR MË I RI I VITIT.

“Jeta është një pallat shumëkatësh, nëpër të cilin jemi të detyruar të ngjitemi vetëm përmes shkallëve. Kjo është ajo sfidë nga e cila merr kuptimin formësimi ynë i përgjithshëm. E dashura RINI, mbani mend fjalët e poetit Naim Frashëri: “Vetëm drita e diturisë, përpara do të na shpjerë dhe se një popull i arsimuar asnjëherë nuk mund të jetë i robëruar”, u shpreh Saliu.

Ditë më parë Doc.Dr Argëtim Saliu publikoi dhe librin “E DREJTA ADMINISTRATIVE”, një libër ky gjithëpërfshirës. Ky libër është tekst me karakter universitar, i përbërë nga njëmbëdhjetë kapituj dhe gjithsej 425 faqe. Libri në fjalë është i destinuar kryesisht për studentët e programeve studimore juridike, shkenca politike dhe administrim publik.

Marketing