Dogana në aksion sekuestron sasi të madhe të drogës

Në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, në dalje nga vendi, më 19 tetor 2019, u sekuestruan rreth 11 kg marihuanë.

Marketing

Përkatësisht, më 19 tetor 2019, në dalje nga vendi në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, është paraqitur një automjet me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë

Pas arritjes në vendkalimin kufitar, automjeti u selektua për kontroll të detajuar nga doganierët, dhe nën ulëset e automjetit u gjetën tre vende speciale të pregaditura posaçërisht për fshehjen e mallit- bunker, në të cilat u gjetën 13 pako të mbështjellura me PVC foli të mbushura me marihunaë me peshë rreth 11 kilogramë.

Të dyshuarit janë privuar nga liria dhe të njejtit do të dorëzohen në Gjykatën Themelore të Velesit, dhe Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në Zyrën e Prokurorit Publik Themelor do të paraqesë kallëzime penale, për shkak të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale nga neni 215 para. 1 dhe 7 i KP, “Prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

 

 

 

No photo description available.
Image may contain: one or more people
No photo description available.
Image may contain: one or more people and shoes
Image may contain: car
Marketing