Administrata Doganore do të mund të bllokojë llogaritë e shtetasve që kanë detyrime doganore. Këtë mundësi Dogana do ta ketë pasi që të miratohet Ligjit i ri për bankat, ndryshimet e të cilit kanë shkaktuar reagime të ashpra publike për shkak të mundësisë që DAP t’i shohë të ardhurat e të gjithë qytetarëve që do të kalojnë përmes llogarive të transaksioneve.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, thotë se llogarinë e debitorit do ta bllokojë pas përfundimit të procedurës së ankesës. Tanasoski siguron se doganat nuk do të kenë qasje mbi transaksionet e qytetarëve.

Drejtoria Doganore nuk kërkon që të ketë qasje në llogaritë e transaksionit të qytetarëve, por atë që deri më tani e ka bërë përmes DAP-it, të bëjë bllokimin e llogarive, gjegjësisht pagesën e detyrimeve doganore ta bëj vetë”- deklaroi Gjoko Tanasoski – Drejtor I Drejtorisë Doganore.
Përmes ndryshimeve ligjore, dogana e lehtëson edhe politikën penale për shkelje që kanë karakter teknik ose administrativ. Ata do të jenë në kategorinë e kundërvajtjeve të lehta.

Tek kundërvajtjet me efekt fiskal ose të mesmet , siç thotë Tanasovski, hapet një mundësi që kompanitë t’i zvogëlojnë kundërvajtjet dhe të dorëzojnë ankesa deri tek e instancat më të larta gjyqësore. Drejtori Tanasoski konsideron se në këtë mënyrë do të zvogëlohet mundësia e korrupsionit të nëpunësit doganor.

Në pjesën më të madhe, gjobat me afat janë zvogëluar, domethënë nga 250 euro siç ishte më parë, gjoba me afat është reduktuar në 50 euro dhe nga 50 euro në 15 euro për person fizik” tha Gjoko Tanasoski – Drejtor I Drejtorisë Doganor.

Aktualisht, doganat kanë informacion që rreth njëqind qytetarë në baza të ndryshme kanë borxh diku mbi 30 mijë euro. Dje, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave , ku Drejtor është Goran Trajkovski, i cili ishte njeriu i parë i DAP-it gjatë kohës së VMRO DPMNE-së, raportoi se në maj ka dhënë mendim negativ lidhur me amendamentet e propozuara të Ligjit për Bankat.

Shpjegimi i tyre është se nuk ka pasur masa mbrojtëse të mjaftueshme dhe nuk është specifikuar se cilat të dhëna personale do t’i merr DAP-i, kush do t’i shohë dhe sa kohë do të ruhen.