Doktori gay abuzon seksualisht me 109 djem të mitur

Prokuroria e Wels, Austri ngriti akuza ndaj një doktori 57 vjeçar i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me djem nën moshë.

Marketing

Sipas tyre ai vuan nga çrregullime mendore dhe duhet të mbyllet në psikiatri.

Nga hetimet e policisë rezultojnë 109 raste të abuzimit nga 57 vjeçari. Të paktën 40 prej tyre ishin djem të moshës 14 vjeçare në momentin e aktit.

Doktori dyshohet se i ka kryer sulmet nga viti 2 mijë deri në janar kur ai është arrestuar.

Ishte mamaja e një djali 15 vjeçar që kishte rënë pre e sulmit, e cila ngriti padinë ndaj 57 vjeçarit. Pas hetimeve të policisë u zbulua një zinxhir sulmesh të kryera ndër vite.

Ai u thoshte fëmijëve që marrëdhënia seksuale ishte pjesë e trajtimit të tij. Mësohet se doktori u ka dhënë dhe lëndë narkotike viktimave të sulmit por në disa raste ai i ftonte dhe në shtëpinë e tij të pushimit pranë liqenit Atterse në pjesën e sipërme të Austrisë.

Marketing