Doktori shqiptar i Shkencave: Kam 13 vjet që pres pensionin e posaçëm nga qeveria

Luftulla Peza është doktor shkencash dhe mban gradën “Profesor”. Ai është drejtuar në emisionin “Stop” pasi prej 13 vjetësh nuk merr dot pensionin e posaçëm.

Marketing

Ai thotë se për herë të parë ka aplikuar në 2005, kur Instituti i Gjeologjisë i propozoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë një pension të posacëm për të.

Kërkesa e tij për pension të posaçëm nuk miratohet nga Këshilli i Ministrave. Peza ka tentuar disa herë, në 2013 dhe në 2018 por sërish nuk e ka marrë pensionin e posaçëm.

Ai shprehet më tej se ka trokitur disa herë në Kryeministri dhe ka tentuar të takojë Sekretarin e Përgjithshëm, Engjell Agaçi por ka qenë e pamundur. E vetmja gjë, thotë profesori është të bëj publike kërkesën me shpresën se do ta dëgjojë Kryeministri.

Profesori ka punuar 40 vjet në Institutin e Gjeologjisë në Tiranë dhe tashmë punon në Çeki si studiues.

Marketing