Dokumentari i parë për futbollin e Kosovës, pjesë e konkurrimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv

“Historia shkruhet vetëm një herë”, dokumentari i Klan Kosovës i realizuar nga gazetari Fatos Dili, është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurrimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv që mbahet në Milano.

Marketing

Dokumentari i realizuar në vitin 2014 i kushtohet rrugës sfiduese të legjendës së futbollit kosovar, tashmë të ndjerit, Fadil Vokrri.

Gazetari Dili u shpreh i lumtur se puna dhe angazhimi i tij është vlerësuar, si dhe që kjo storie për futbollin kosovar do të dëgjohet edhe nga publiku i huaj.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se dokumentari i punuar nga unë për futbollin e Kosovës “Historia shkruhet vetëm një herë” është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv i cili do të mbahet në Milano. Falënderoj televizionin Klan Kosova për mundësinë e dhënë, po ashtu jam mirënjohës ndaj Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, e veçanërisht Presidentit legjendar Fadil Vokrri që besoj në mua dhe Kosovo Olympic Committee”, shkroi ai.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë dokumentarin:

Marketing