Dolek: Nuk mund të dalim kundër ligjit që vetë e kërkuam

Ligji i ri për tregjet e gjelbra që obligon shitësit nëpër tregje të pajisen me licenca, po kundërshtohet nga tregtarët. Derisa gjatë javës së kaluar vetë shitësit ia mësyn protestës, nga Oda e tregtarëve theksojnë se ligji I ri është kërkuar me vite nga vetë tregtarët, duke mbështetur të njëjtit për të kërkuar kushte më të mira në tregje.

Marketing

“Është e padiskutueshme, me vetë faktin që ne e kemi kërkuar. Shteti deshti të na fiskalizon dhe ne nuk pranuam fiskalizim, ne me vullnetin tone ju thamë qeveritarëve se fiskalzimiin nuk mundemi të pranojmë se është ngarkesë e madhe për ne. Cila është zgjidhja, zgjidhja është ky ligj që ka hyrë në fuqi dhe është duke u impelemtuar.

Ne jemi duke dhënë veçmë licenca. Përse tregu i gjelbër nuk del të protestoje për kushtet të cilat janë substandarde dhe abnormale për shekullin XXI? Sepse ne tregjet i kemi pasur më të mira para tërmetit dhe me kushte më të volitshme” – tha Kryetari i Odës së tregtarëve, Ekrem Dolek.

Gjatë protestës së fundit tregtarët përsëritën sërish kërkesat e zakonshme siç janë kushtet elementare nëpër tregjet dhe largimin e shitësve të egër për rreth tregjeve. Në Maqedoni tregje të gjelbra ka në mbi 50 komuna, ndërsa vetëm në Shkup ka 13 tregje gjithsej, mes të cilave tregu i Bit Pazarit renditet si më i madhi në vend.

Propozim-ligji për tregti në tregjet e gjelbra përmban 48 nene, ndërsa disa nga pikat kryesore janë: Regjistrimi i firmës i parapare të bëhet me liçenca të veprimtarisë, të cilat i jep Oda e Tregtarëve, sigurimi shëndetësor dhe pensional do të bëhet me tarifën e bujqve vetanak, ndërsa tatimi personal të paguhet në mënyrë paushalle.

Marketing