Donacion nga NATO: 60 respiratorë për Maqedoninë, Osmani: Ndihmë thelbësore e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të sistemit (Video)

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Shëndetësisë, Bujar Osmani dhe Venko Filipçe, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranuan donacion prej 60 respiratorëve nga Fondi i Mirëbesimit i NATO-s si përgjigje për pandeminë, në vlerë prej mbi 1,4 milionë euro.

Marketing

Tre ministrat shfaqën falënderim për ndihmën, të cilën, siç thanë, është thelbësore dhe e nevojshme në këtë kohë pandemie, ndërsa njëherësh e tregon solidaritetin e Aleancës me njërën prej vendeve anëtare të NATO-s në momente kur ajo i nevojitet më së shumti.

“Sot mund të shohim se pse ishte shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s dhe të shohim se si kjo Aleancë më e fuqishme ushtarake- politike në kohët e sotme nënkupton solidaritet jo vetëm në fjalë, por solidaritet në vepër. Sot në aeroportin e Shkupit arriti ndihmë mjekësore shtesë të cilën e paralajmëroi sekretari shtetëror i NATO-s që në fillim të këtij muaji kur ishim për vizitë zyrtare dhe e cila nënkupton ndihmë direkte të shtetit tonë me pajisje e cila është e rëndësishme gjatë kësaj krize shëndetësore”, theksoi Shekerinska.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për mjete në vlerë prej mbi 1,4 milionë euro, të cilat janë donuar nga ana e USAID-it, gjegjësisht të SHBA-së dhe janë pjesë e rezervave të NATO-s të pajisjeve mjekësore të locuara në Itali. Ndihma arriti në Shkup me aeroplan të aviacionit italian, i financuar nga ana e Luksemburgut.

“Kjo nënkupton se disa vende anëtare të NATO-s funksiononin bashkë në kuadër të Aleancës që ta marrim ndihmën atëherë kur na nevojitet më së shumti”, potencoi Shekerinska.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shfaqi falënderim të madh për Sekretariatin e NATO-s dhe vendet e tij anëtare. Ai theksoi se ndihma është me kohë, dhe se nuk është vetëm simbolike por ndihmë thelbësore e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të sistemit që të përballet me këtë të keqe.

“Jetojmë në një kohë plot me sfida. Virusi është gjithnjë e më i pranishëm mes njerëzve, por edhe mes shteteve dhe aleatëve është më e rëndësishme. Mendoj se sot po tregohet se më asnjëherë nuk do të jemi të vetëm në luftën kundër çfarëdo lloj armiku, qoftë i dukshëm ose i padukshëm”, potencoi Osmani.

Ai, si edhe ministrja e Mbrojtjes Shekerinska, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndjej se është pjesë dhe anëtare e barabartë e Aleancës.

“Kontribuojmë edhe në fondin e përbashkët të Aleancës me mjete tona dhe ja sot Aleanca na e kthen me këtë ndihmë thelbësore për çka edhe një herë do të them se jemi falënderues për ndjesinë të cilën po na e japin për pjesëmarrje në këtë Aleancë”, tha Osmani.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se simbol i kësaj krize shëndetësore është solidariteti.

Sipas Filipçes, të gjitha vendet dëshmuan se çka domethënë ndihma, të ndahen përvojat, njohuritë. “Tregoi se çka është vlera e vërtetë e aleancave në të cilat jemi tani ne në praktikë si vend i barabartë anëtar”, tha Filipçe, i cili shprehu falënderim të madh NATO-s, veçanërisht SHBA-së të cilët që nga fillimi i krizës dhuruan edhe pajisje mbrojtëse dhe mjekësore, pa të cilën, siç theksoi, rëndë do të menaxhohej kjo krizë e madhe shëndetësore.

“Bëhet fjalë për donacion të makinave respiratore të cilat shfrytëzohen për transport të pacientëve në veturat ambulante nga një spital në tjetrin, diçka që dukshëm do ta përforcojë sistemin tonë shëndetësor në këtë segment”, sqaroi Filipçe.

 

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/3322350281197445

Marketing