Donal Trump, në Samitin e Liderëve të NATO-s në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar më 2-4 dhjetor për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s që do të zhvillohet në Londër.
Në njoftimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, muajin e ardhshëm do të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillohet Samiti i Liderëve të NATO-s.

Marketing

Në njoftim është theksuar se NATO, nga themelimi i së cilës kanë kaluar 70 vite, është “aleanca më e fuqishme në histori”, duke u potencuar se Trump do të zhvillojë takime me krerët e shteteve dhe qeverive në lidhje me ndarjen e barrës financiare.

Trump, në kuadër të samitit gjithashtu do të theksojë rëndësinë e aleancës së NATO-s kundër kërcënimeve që përbëjnë organizatat terroriste ndaj sigurisë kibernetike.

Samiti i Liderëve të NATO-s, në përvjetorin e 70-të të themelimit të aleancës, do të zhvillohet mes 3-4 dhjetor në Londër.