Donald Task, samit special në fund të majit

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Task ka caktuar samit special të udhëheqësve të BE-së më 28 maj, dy ditë pas zgjedhjeve në PE, ka shkruar “politiko”.

Marketing

Qëllimi i takimit është të fillohet procesi i nominimit për liderët e ardhshëm për institucionet evropiane. Pas takimit të liderëve të BE (pa Terzeza Mej) në Sibiu, Romani, Task ka deklaruar se ai duhet të jetë i shpejtë, efikas dhe në përputhshmëri me marrëveshjet tona.

“Më 28 maj ftoj këshillin Evropian që të fillojë nominimin e liderëve të ardhshëm të institucioneve të BE-së. Kjo duhet të ndodhë shpejt, me efikasitet dhe në përputhshmëri me marrëveshjet tona. Nëse konsensusi bëhet i rëndë, nuk do të tërhiqem nga votimi i këtyre vendimeve në qershor”- ka shkruar Task në rrjetin social Twitter.

Marketing