Donald Trump bën testin për koronavirus

Presidenti Trump deklaroi ditën e sotme se edhe ai e ka kryer testin e koronavirusit dhe është në pritje të rezultateve.

Marketing

Siç raporton Fox News, Trump e bëri lajmin të ditur para një konferencë për shtyp në Shtëpinë së Bardhë , ku zbuloi gjithashtu se kishte matur temperaturën dhe ishte mirë. Temperatura i është matur edhe personave që janë pjesë e stafit të Presidentit Trump.

“Unë bëra analizën. Dëgjova fjalën tuaj”, tha presidenti i Amerikës.

Trump ka qenë në kontakt me individë që më vonë kanë testuar pozitiv me COVID-19, duke nxitur dyshime nëse presidenti duhet të futet në karantinë dhe të testohet.

Trump shtoi se analiza e tij për koronavirus është dërguar në një laborator dhe rezultatet do të dalin për një ose dy ditë.