Doni të udhëtoni drejt Italisë? Ambasada jep njoftimin: Ja kush mund të kalojë, çfarë duhet të keni parasysh

Ambasada italiane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptare të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë.

Ambasada specifikon se drejt Italisë mund të udhëtojnë familjarët e atyre personave që kanë leje qëndrimi prej një periudhe të gjatë kohore.
Si dhe personat që vërtetojnë se kanë partnerin/ partneren në Itali, pra tregojnë se kanë një marrëdhënie stabël, jo domosdoshmërisht bashkëjetesë.

Marketing

Ndërkohë detyrimi për të kryer testin SARS-COV-2 PCR negativ testi molekulare ose antigjenike, maksimumi 72 orë përpara nisjes, vazhdon të mbetet i detyrueshëm.

Njoftimi

Ju bejme me dije se sipas njoftimit të ri të publikuar nga autoritetet italiane, vazhdojnë të mbeten në fuqi të njëjtat rregulla ne fuqi deri më datë 30 korrik 2021, me disa ndryshime të vogla.

1. Duke filluar nga data 16 maj 2021, lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, familjarët e atyre personave që kanë leje qëndrimi prej një periudhe të gjatë kohore.
2. Personat që vërtetojnë se kanë partnertin/ partneren në Itali, pra tregojnë se kanë një marrëdhënie stabël, jo domosdoshmërisht bashkëjetesë.
3. Detyrimi për të kryer testin SARS-COV-2 PCR negativ testi molekulare ose antigjenike, maksimumi 72 orë përpara nisjes, vazhdon të mbetet i detyrushëm.
4. Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune, shëndeti ose emergjenca.
5. Karantina 10 ditore mbetet në fuqi për personat që qëndrojnë në Itali mbi 120 orë. Pas hyrjes, duhet të respektohet një periudhë karantine 10-ditore në shtëpi dhe t’i nënshtrohet një testi molekulare ose antigjenike në fund të kësaj periudhe.
6. Sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri, pa paragjykuar nevojën për një arsye të vlefshme, detyrimi për tampon ose karantinë gjatë mbërritjes nuk kërkohet aktualisht.
7. Fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të bëjnë tampon.

Vlen per tu theksuar se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe se refuzimi i hyrjes në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk përputhet me kërkesat e përcaktuara në DPCM 02.03.2021, dmth. nuk justifikon plotësisht arsyen e hyrjes dhe nuk korrespondon me kriteret e urgjencës dhe domosdoshmërisë.

Për cdo informacion rreth dokumentacionit apo kategorive qe u lejohet te udhetojne duhet te kontaktoni instancat kompetente si policia kufitare, ambasada Italiane apo prefektura pasi per shkak te situates Covid-19 rregullat jane subjekt ndryshimi.

Ju informojme gjithashtu se per fluturimet me nisje nga Tirana, Tirane-Pisa eshte e detyrueshme te plotesoni formularin duke klikuar ne linkun https://www.airalbania.com.al/sq/ ,mjafton te klikoni ne seksionin Important Information klikoni (Pisa) dhe do ju shfaqet formulari qe duhet te plotesoni.

Për cdo informacion rreth biletave, ju ftojme te kontaktoni shërbimin ndaj klientit i cili është në dispozicionin tuaj 24/7 ditë në numrin e kontaktit: +355 42 24 6000.

Gjithe te mirat!

Marketing