Donimi i organeve: Me sukses u realizua transplanti i parë i zemrës

Operacioni që zgjati për 6 orë e ka realizuar ekipi i kardiokirurgëve i drejtuar nga Sashko Jovev nga klinika e kardiologjisë në Shkup dhe akademiku Zhan Mitrev dhe prof. Aleksandar Nikoliq.

Marketing

Donatore e zemrës është familja e Emilija Dineva 43 vjeçare që ka humbur jetën në aksident me motocikletë, ndërsa zemra i është transplantuar pacientit Ivan Ognenjovski 53 vjeçar. Familja e të ndjerërës i ka dhuruar edhe dy veshkët të cilët sot trasplantohet tek dy pacientë në klinikën për urologji tek dy pacientë të cilët ishin me sëmundje kronike të veshkëve ,e që me vite jan në dializë.

“Besoj se me këtë do të përcilet një mesazh i fortë deri tek qytetarët tanë se sa është e rëndësishmë donimi i organeve dhe si në një moment shpëton jetë…Me këtë vepër të altruizmit të familjes Dinevi ,të Miles, Vllatkos dhe Viktorias,pra me pajtueshmërinë e tyre ,zemra e së dashurës së tyre tani rrah në gjoksin e Ivanit dhe ai tani fillon jetën e tij të dytë.Mbaroi pjesa më e rëndë,shpresojm që në procesin që paraprin, organizmi nuk do ta refuzojë zemrën”, u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Pacienti ,ju informoj se është në gjendje të mirë,dhe shpresojmë se kështu do të jetë.Ky intervenim jo vetëm që paraqet kurorë të kariokirurgjisë dhe mjeksisë por paraqet edhe rrumbullaksim të një procesi që filluam ,mjekim të zemrës së dobët terminale,patologji që është shumë ë shpeshtë dhe që në suaza botërore po mer përmasa të pandemisë”, theksoi kardiokirurgi Sashko Jovev.

“Nga viti i kaluar për herë të parë në vend u lejua implantimi i zemrës artificial dhe ajo ishte hapi i parë drejt kësaj pasi që pasi lejohen operime të tilla që janë zgjidhje e përkohshme, ndërsa zgjidhja e përhershme është transplantimi ,atëherë e gjith kjo ishte e patejkalueshme dhe logjike ,që duheshte patjetër të ndodhë”, u shpreh kardiokirurgi Zhan Mitrev.

“Kjo është një fushe e re në mjeksinë e Maqedonisë,për shumë vite e pranishme në botë.Shpresoj se kështu raste të suksesit të shënojshmë sa më shumë”, theksoi kardiologu Aleksandar Nikoliq.

“Vlerësoj se kjo mund të na japë më shumë vullnet dhe shpresë që familjet kur të ballafaqohen me humbjen e të afërmve ,prap se prap do të vendosen të donojnë organet e tyre dhe me këtë do të shpetojnë jetë”, u shpreh Maja Mojsova kordinatore nacional për transplantim.

Ndërkohë djali i Ivan Ognenjovskit, pacientit të cilit iu transplantua zemra,është jashtëzakonisht faleminderues ndaj familjes donator dhe tha se është zemra ajo që tani I lidh të dy familjet.

“Me donimin e organeve shpëtuan tre jetë dhe njëra prej tyre është ajo e babait tim. Gjithsesi se duam të njoftohemi me familjen e të ndjerës që donuan organet dhe me këtë tu shprehim ngushëllime dhe të dinë se zemra e bijës, nënës e motrës së tyre akoma po rrah”, theksoi djali i pranuesit të zemrës Vasil Ognjanovski.

Pacientët me organe të donuara u zgjodhën nga lista nacionale e pritjes për zemër dhe veshkë sipas kritereve të vërtetuara mjeksore me të cilat drejton Ministria e shëndetësisë.

Marketing