Donte t’i dezinfektonte nga coronavirusi, gruaja djeg paratë në mikrovalë

Një grua me panik nga coronavirusi tentoi të dezinfektonte kartmonedhat e saj duke i vendosur në mikrovalë por i dogji ato duke dalë me një bilanc humbjeje prej rreth 400 dollarë.

Marketing

Mediat kineze thanë se banorja e qytetit Jiangyin ”dogji gabimisht 3,000 Renminbi (rreth 400 dollarë) pasi shqetësohej se kartmonedhat mund të bartnin virusin prandaj vendosi t’i ‘piqte’ në mikrovalë, por ato nisën të digjeshin nga cepat dhe shpejt u bënë ngjyrë e zezë.

Mediat raportuan se më pas zonje Li i çoi paratë e djegura në bankë për të mësuar si të vepronte dhe zyrtarët nisën të inspektonin me imtësi secilën prej tyre për të kuptuar nëse ishin të vërteta.

Zakonisht kartmonedhat nga vende të infektuara vendosen në dritë ultraviolet ose temperatura të larta për dezinfektim dhe mbahen aty shtatë deri në 14 ditë para se të përdoren përsëri.