Dora Bakojani: Cipras tani më ka siguruar 151 vota në parlamentin grek

Kryeministri grek Aleksis Cipras tani më ka siguruar 151 vota për mbështetje të marrëveshjes së Prespës në Parlament, deklaroi ish shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani.

Marketing

“Cipras siguroi shumicë të deputetëve për marrëveshjen e Prespës dhe kështu Kamenos është dëshpëruar”, tha Bakojani.

Kamenos edhe pse është ministër aktual i mbrojtjes, nëpërmjet disa video mesazheve i kërcënohet Ciprasit që të braktisë Qeverinë kur të vije radha për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

Bakojani këtë veprim e vlerëson se ai nuk mund ta pranojë dhe të durojë që vendimet tani më nuk varen nga ai por nga Cipras dhe Siriza.

“Së shpejti do të dëgjojmë deklaratë të dëshpëruar nga ministri i mbrojtjes, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka parti prapa tij. Ai është i dëshpëruar dhe në fund do të ndryshojë mendje”, tha Bakojani.

Ndryshe, ishte pikërisht Bakojani e cila atëkohë në vitin 2008, bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marketing