Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka pranuar dorëheqjen e Reshitajt.

Sipas Haradinajt, ministrja e dorëhequr është larguar nga kjo pozitë për arsye personale.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional” ka shkruar Haradinaj.
Ende nuk ka ndonjë informatë se kush do ta zëvendësojë Reshitajn në krye të MMPH-së.