Kryetari i Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev sot në një deklaratë me shkrim deri te Këshilli i komunës së Novo Sellës kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga funksioni, për shkaqe morale.LSDM, partia amë e kryetarit Stojçev, kërkoi nga ai që të japë dorëheqje nga funksioni njeriu i parë i komunës.

“Ka filluar procedurë për largim nga partia, fshirje nga evidentimi gjegjësisht të mos jetë më anëtar i LSDM-së…E ftojmë Boro Stojçevin që të japë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetar i komunës së Novo Sellës. Për ne, ligjet janë ligje dhe duhet të respektohen edhe nga anëtarësia edhe nga funksionarët e cilësdo parti politike”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Prokuroria Publike Themelore nga Strumica mbrëmë kërkoi që kryetari Boro Stojçev, të dërgohet për mbajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për veprën penale për të cilën ishte dënuar në vitin 2015.

Kërkesa nga Prokuroria e Strumicës ishte dorëzuar deri te Gjykata Themelore në Strumicë, ndërsa nga atje informojnë se për të vendos këshilli penal.

Boro Stojçev më 10 korrik të këtij viti ishte kapar në tentimin për tregti të palejuar të cigareve. Për këtë vepër penale Gjykata Themelore në Strumicë i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej 18 muajve. Pas ankesës së mbrojtjes Gjykata e Apelit në Shtip e zvogëloi dënimin në gjashtë muaj burg.

Artikulli paraprakVMRO dorëzon 200 padi penale për referendumin
Artikulli tjetërMinistri Ademi uron Ditën Botërore të Mësuesit