Dorëzohen Sela, Gashi dhe Kasami, i thonë PO Kryeministrit shqiptar

BDI shpërfaqi idenë më të madhe deri tani, atë të kryeministrit që për ish kryeministrin Zoran Zaev erdhi si një uragan, një deklaratë që atë tërësisht e tronditi dhe e shpërqendroi sepse ai mendon të kthehet sërish në kreun e ekzekutivit raporton TetovaSot.
Por kjo ide madhore e Ali Ahmetit trazoi edhe skenën politike shqiptare, më saktë gjithë partitë që e kundërshtuan atë në fillim por së fundmi po tregojnë shenja se e pranojnë këtë ide .
Të bashkohemi, qytetarë e parti, për kryeministrin e parë shqiptar ky qe njëri ndër mesazhet kryesore të Ali Ahmetit , një tentim njëkohësisht për të vënë vijën e kuqe nëpër të cilën nuk guxojnë të preken interesat e mëdha shqiptare dhe se për këtë uniteti politik për ide madhore është tërësisht i domosdoshëm .Ali Ahmeti tha se kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person.

Marketing

Mirëpo me kalimin e ditëve duket se partitë shqiptare tjera , duket se kanë dalë nga mjegulla politike dhe kanë reflektuar mbi idenë e Ali Ahmetit për kryeministër që tejkalon interesat partiake .
Partitë tjera shqiptare me këtë rast duke iu referuar deklaratave të tyre thonë se duan një kryeministër shqiptar që me automatizëm i bie se ata pajtohen me idenë , por duan të mos jetë nga BDI.
Po edhe Ali Ahmeti e tha qartë se kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Unë jam këtu për tia vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni tha kreu i partisë më madhe shqiptare.ts

Marketing