Dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e Janevës

Këshilli i prokurorëve publik ka dorëzuar propozimin për shkarkimin e Katica Janevës nga posti i prokurores speciale në Kuvend. Shërbimet e Kuvendit tek do të duhet të njoftojnë mbi datën e përcaktuar për thirrje të Komisionit për zgjedhje dhe emërime i cili do të duhet ta votojë propozimin për shkarkim.

Marketing

Meqë sot është dita e fundit e javës, raporti mbi arsyet e shkarkimit të Katica Janevës do të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme. Por shkak tjetër për moscaktimin e seancës është edhe se kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, është i zënë me seancën plenare për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendës ministrave të rinj.

Marketing