Dorëzohet Zaev, zgjedhjet më 15 korrik

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 15 korrik. Për këtë datë, siç publikoi, lideri i LSDM-së Zoran Zaevi, është arritur marrëveshje midis tij dhe liderit të opozitës Hristian Mickoski, prej të cilit publikisht pret ta konfirmojë këtë.

Marketing

“Ne ndërmarrim hap që një menjëherë të përfundojë kjo lojë nervash që të mos pësojë populli. LSDM-ja e tregon mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e saj. Të mos pësojë populli, e konkludojmë 15 korrikun si datë të fundit përfundimtare për zgjedhje”, deklaroi Zaevi.

Në konferencën për shtyp tha se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski është dakorduar që më 15 korrik të ketë zgjedhje. dy ditë paraprakisht do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, mes të cilëve edhe personat me koronavirus.

Nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovki do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme vetëm për zgjedhjet.

“Më tej qytetarët do të thonë kush do të përballet me Kovid-19 në vjeshtë”, deklaroi Zaevi.

Zgjedhjet do të jenë më 15 korrik, e mërkura ditë jo pune, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë më 12 korrik në mesnatë.

Marketing