Doris Pack: Nuk mund të mbyllim sytë para krimit vetëm pse keni zgjedhur çështjen e emrit

Pse nuk reagon EEAS (Shërbimi për Punë të Jashtëm Evropian). Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të thotë se mbyllen sytë përballë krimit. Kjo është shkruar nga Doris Pack, politikane gjermane dhe presidente e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, si reagim ndaj publikimit të video inçizimeve për rastin “Haraçi”.

Marketing

“Pse nuk po reagon EEAS (Shërbimi për Punët të Jashtëm Evropian)? Qytetarët më shkruajnë dhe më pyesin! Zgjidhja e çështjes së emrit nuk mund të jetë arsye për të mbyllur sytë nga realiteti kriminal! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmendet në pjesën e tretë të vazhdimit të video inçizimee”, shkruan Pack në rrjetin social “Twitter”.

Këto ditë janë publikuar video inçizime nga gazeta italiane “La Verita”, teksa dëgjohet “Boki 13” me biznesmenin Zoki Kiçec duke marrë para nga biznesmeni Orce Kamçev. Dëgjohet edhe zëri i prokurores speciale Katica Janeva duke i thënë Kamçevit se “gjithçka do të jetë mirë”, dhe në videon e tretë të sotme, Boki 13 përmend edhe Zaevin.