Doris Pak: Interesi i BE-së, Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Unionit

Në interes tonin, në interes të BE-së, është që shtetet si Maqedonia e Veriut dhe vendet fqinje të bëhen pjesë e Unionit, deklaroi sot ish-deputetja evropiane dhe kryetare aktuale e organizatës së grave të Partisë Popullore Evropiane (EPP Gra), Doris pak në margjinat e Forumit të tretë Maqedonia e Veriut-Gjermani që sot po mbahet në Shkup.

Marketing

“Maqedonia e Veriut dhe shtetet e Evropës Juglindore i shoh si pjesë të BE-së. Kjo logjikisht nënkuptohet për shkak të pozicionit të tyre dhe duhet të përpiqemi kjo të ndodhë në rrugë të qetë, stabilitet dhe qeveriske demokratike. Vetëm kështu mund të bëne pjesë e BE-së. Nuk do të doja të përmend cili do të ishte varianti tjetër, për fat të keq është ajo që ndodhi në vitet e 90-ta”, theksoi Pak.

Duke potencuar se asnjëherë nuk është ndërlidhur me politikanët në vend, por me njerëzit. Megjithatë, vlerësoi se dëshirë e saj është ajo që ndodhi në Samitin e fundit të BE-së “të jetë thirrje për zgjimin e politikanëve” se përfundimisht duhet të punojnë për atë që janë zgjedhur dhe t’i zgjedhin problemet e popullit të vet.
“Këtu mendoj në politikat në shëndetësi, arsim, përmirësim të gjyqësorit, me qëllim që njerëzit të ndjehen të rëndësishëm, të jenë të lumtur dhe sërish t’i votojnë politikanët. Në këtë mënyrë do të fitohet një “po” e fuqishme për hyrje në BE”, tha Pak.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Pak theksoi se nuk ka dëgjuar nga opozita apo nga ndonjëri në vend se angazhohet për anëtarësim në Unionit Ekonomik Euroaziatik (UEEA), edhe pse, siç tha, është e mundur një gjë e tillë të nxitet nga presidenti rus Vlladimir Putin.

“Nëse mendoni logjikisht ku ndodhet Maqedonia e Veriut. Do të thotë, cila lshtë logjika të mos shkoni me BE-në kur jeni në mes të Evropës, por përmes shteteve të tjera të shkoni në drejtim të Azisë. Për mua kjo është një marrëzi e madhe. E palogjikshme. Nëse ne nuk vazhdojmë të angazhohemi dhe ta tërheqim Maqedoninë e Veriut në BE-në tonë, do të hapim hapësirë për lojtarë të tjerë të cilët do të duan qëllimet dhe fuqitë e veta t’i përmbushin këtu”, porositi Oak.

Në pyetjen rreth Marrëveshjes së Prespës, Pak theksoi se nuk ka dëgjuar dikush nga VMRO-DPMNE-ja apo lideri i saj të kenë thënë se e kontestojnë apo duan “ta shtyjnë”. “Nuk votuan “për” por asnjëherë nuk kanë thënë se nuk do ta zbatojnë, sepse kjo është punë e përfunduar”, tha Pak.

Sipas saj, emri i shtetit është zgjidhur dhe politikanët tani duhet të punojnë për të mirën e popullit.
“Të jem politikane këtu saktë do të di çfarë duhet të bëj dhe cilat punë t’i ndërmarr”, theksoi Pak.

Marketing