Dortmundi shumë afër lojtarit të Barcelonës

Borussia Dortmundi është shumë afër transferimi të sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcacer, sipas Mundo Deportivos.
Klubi gjerman pritet ta marrë Alcacerin në formë të huazimit me mundësi për ta blerë në fund të këtij stinori.

Marketing

Ish-lojtari i Valencias iu bashkua Barcelonës në vitin 2016 për 30 milionë euro.

24-vjeçari është paraqitur vetëm 34 herë në këto dy vite me Barcelonën ku ka shënuar 10 gola.