DPA dhe ITSHKSH shkëmbejnë dokumentet për Nënë Terezën

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit reciprok me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha të përbashkëta të ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Marketing

Me rastin e përkujtimeve të 110-vjerorit të lindjes dhe 4-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Departamenti për hulumtimin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut pranë ITSHKSH-së në Maqedoninë në Veriut dhe Arkivit Qendror Shtetëror, do të bëjnë shkëmbimin e ndërsjellë të kopjeve të dokumentacionit arkivor që ruhet aktualisht në këto dy arkiva respektive të materialeve që bëjnë pjesë në fondin e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës). Kjo procedurë do të realizohet në formate të ndryshme të kopjeve.

Ky shkëmbim dokumentacioni do të bëhet për të pasuruar fondet e arkivave dhe për t’u mundësuar qytetarëve të të dy vendeve të kenë akses të plotë në fondin e njësuar të Nënë Terezës.

Marketing