Dr. Agolli i infektuar me virusin korona: Unë isha në Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët, por me maskë! (VIDEO)

“Unë isha i pranishëm në Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët, por kisha maskë mbrojtëse dhe dorëza”, ka theksuar doktori Arben Agolli nga Dibra për Plusinfo, i cili njoftoi publikun të martën se ishte pozitiv me koronavirus, transmeton TS.

Marketing

“Në takim nuk u përshëndeta me askënd. Unë isha ulur në rreshtin e fundit, shumë larg nga të tjerët”, tha Agoli.

Aleanca për Shqiptarët mbajti një asamble qendrore të mërkurën e kaluar, dhe anëtarët e lartë të kryesisë së partisë për Plusinfo konfirmuan se këto ditë ishte testuar shumë njerëz të cilët në asemblenë kanë qenë ulur pranë mjekut të infektuar, por për fat të mirë, shtuan ata, rezultatet ishin negative.

Përndryshe, doktor Agoli kishte thënë më parë se dyshonte se ai ishte prekur nga koronavirusi më 7 mars kur një koleg ekzaminoi një fëmijë, prindërit e të cilit ishin me të dhe që ishin në kontakt me të afërmit e bashkëshortëve tashmë të infektuar në Dibër. Pikërisht atë ditë, tha Agoli, kolegu i tij nuk ka mbjatur maskë mbrojtëse dhe dorëza.