Dr. Florin Besimi vazhdon i palëkundur në vizionin e Ali Ahmetit

Veprimtari i shquar i BDI-së, Muhamed Xhezairi, ka vlerësuar lartë kandidaturën e dr. Florin Besimit, si një intelektual, profesionist shëndetësor e humanist, veprimtar dhe politikan i BDI-së, me vizion dhe kapacitet nacional e moral për ta përfaqësuar denjësisht qytetarin e Tetovës.

Marketing

Për dr. Florin Besimin i cili është i dyti në Listën ku prin Ali Ahmeti, z. Xhezairi do të shkruaj: “Nuk është e lehtë të radhitesh i dyti pas Liderit tonë z. Ali Ahmeti. Atje në çështjet kombëtare qëndro i palëkundur me 0 tolerancë kompromisi”.

Ja postimi i plotë i z. Xhezairi:

“Një urim për Lilin.
Edhe zyrtarisht
Për hajrë të koft kandidatura o shoku im!
U mësova të ju thiri doktor pastaj drejtor ,një kohë të thirsha edhe Haxhij.
Tej mase u gëzova dhe kontribova që të jesh kryetar dege.
Mezi se u mësova të ju thiri kryetar
Prej tash po nisi të ushtroj për të ju thir DEPUTET.
E din çfar po lë krejt po të thiri LILI,
ashtu siç ke qef ti 
Sot e kam të pamundur pa mos ti thënë disa fjalë publikisht.
Lili ne që të njohim e dijm se je shumë puntorë i drejtë dhe shumë fetar por sinqeriteti juaj është pika ma e dobët tek e cila kam frikë se do ju godasin kundërshtarët e mbrendshëm dhe të jashtëm.
Vazhdo kështu i palëkundur duke u mbështetur tek Zoti dhe në vizionin politik të Ali Ahmetit.
Por mos e harro kur rrugën nga erdhe !
Rruaj shokët dhe mbroji ashtu siç din ti.
Nuk është e leht të rradhitesh i dyti pas Liderit tonë z. Ali Ahmeti.
Atje në çështjet kombëtare qëndro i palëkundur me 0 tolerancë kompromisi.
Kjo është një sfidë e re për Ju.
Un besoj se do ja dalish faqebardhë.
Lili mbështetjen e rinis dhe militantëve e ke gjithëmonë, na përfaqëso denjësisht dhe na bëj krenar.
Bëje për Sarën, Ilirin dhe Yllin që të vazhdojnë të mburen me prind si ju.
Shembuj të deputetve të kqij, kriminel dhe të koruptuar ke sa të duash, bëhu më i miri dhe shembull për të tjerët që vijnë pas.
Mos dhasht Zoti të bëhesh si dikush…
Të kesh shëndetin dhe suksese mik
Lutemi që Zoti të ju ndihmojë dhe të ju mbrojë.”

Marketing