Dr. Nevzat Jonuzi, specialist për kirurgji të përgjithshme kthehet për t’i mjekuar kërçovarët

Mjeku i ri nga Kërçova, i cili me sukses e kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Shkup, dr.Nevzat Jonuzi ka vendosur sërish të kthehet në Kërçovë dhe të punojë në Spitalin e përgjithshëm prej ku shkoi në specializim.

Marketing

Dr,Jonuzi shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Kërçovë, ka diplomuar në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa pas diplomimit është punësuar në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, prej ku shkoi në specializim në Klinikën universitare në Shkup.

Pas specializimit të përfunduar me sukses ai paralajmëroi se do të kthehet në Kërçovë, që është rast i rrallë viteve të fundit mjekët që specializojnë në Shkup ose në vende tjera të kthehen në vendin e lindjes.

“Do të kthehem t’u shërbej bashkëqytetarëve të mi në Spitalin e përgjithshëm në vendin tim të lindjes Kërçova, deklaroi dr.Jonuzi.